Shkarkimi i drejtoreshës së Kadastrës në Sarandë, policia kontrolle edhe në pronat e familjes

Ditën e sotme, është shkarkuar nga detyra  drejtoresha e kadastrës Aida Demi në Sarandë.

Pak më parë , mësohet se oficerë të Komisariatit të Policisë Sarandë, kanë mbërritur në zyrat e Kadastrës Sarandë.

Burime bëjnë me dije se do të kryhen kontrolle dhe do të sekuestrohen dokumentacione , në lidhje me hetimin e nisur për shkelje të dispozitave në fuqi gjatë ushtrimit të detyrave funksionale, që çuan në shkarkimin e Aida Demit.

Gjithashtu, mësohet se kontrolle po kryhen edhe në pronat e saj dhe të familjarëve të saj.


Shtuar 12.01.2024 13:42