Mëngjesin e kësaj të mërkure, pas vizitave të befasishme në Bashkinë e Vlorës, Fierit dhe Durrësit, kryeministri Rama, është nisur në Bashkinë e Elbasanit.
Ashtu si në tre bashkitë e mëparshme, edhe këtu pritet që të bëjë mbledhje me kryetarët e bashkisë dhe të kërkojë dorëheqjen e drejtueseve, për t’u lënë vendin njerëzve të rinj, me ide dhe ambicie të reja.
Vizitat e kryeministrit, vijnë në kuadër të iniciativës kombëtare për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme, ku Rama ka ndjekur nga afër aksionet e nisura më herët edhe në Vlorë.
Mësohet se këtë pasdite kryeministri do të niset drejt Romës, ku do të marrë pjesë në samitin që do të mbahet me Ukrainën.