Shkallët e Kryeministrisë mbushen me qirinj për 8-vjeçarin e vrarë në Fier (FOTO LAJM)

Mbrëmjen e sotme, qytetarët në Tiranë, në shenjë homazhi, kanë ndezur qirinj në shkallët e Kryeministrisë për 8-vjeçarin e vrarë Mateo Vasiu.

Kujtojmë se para disa ditësh, 38-vjeçari Klodian Çalamani, me gjakftohtësi të plotë vrau me kazmë vogëlushin dhe e groposi atë në oborrin e shtëpisë ku banonte.

Ndaj Çalamanit gjykata caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” dhe e ka transferuar në paraburgimin e Vlorës ku po qëndron në izolim. Nga ana tjetër, familjarët kërkojnë dënimin e tij me vrasje.

Kjo ngjarje e rëndë ka sjellë një reagim të të gjithë opinionit publik dhe një dhimbje të madhe për këdo që e ka dëgjuar./albeu.com


Shtuar 19.11.2021 19:18