Shkak xhelozia? Greku merr armën e qëllon 8 herë mbi gruan e tij dhe tenton të arratiset

Një tjetër  krim i rëndë ka ndodhur në Greqi ditën e sotme ku një burrë ka vrarë me armë zjarri bashkëshorten e tij në mes të një taverne.

Mediat greke shkruajnë se dëshmitarët kanë deklaruar se në Larisa, Greqi, burri 54-vjeç hyri në tavernën e vëllait të gruas së tij dhe qëlloi 8 herë më armë zjarri bashkëshorten e tij, 43 vjeçe.

Pasi kreu vrasjen, autori u përpoq të shpëtonte, por u ndalua dhe u çarmatos nga Policia.

Sipas protothema.gr, presidenti i Sotiritsës, Vassilis Letsios ka bërë me dije se 43-vjeçarja ishte kthyer në fshatin e saj 4-5 muaj më parë për të ndihmuar biznesin e vëllait të saj, i cili ndodhet në një qendër rehabilitimi.

“Ai nuk ishte këtu, ai erdhi nga Athina dhe e vrau. Çfarë mund të them më?Vajza ishte nga fshati dhe ajo ishte martuar me të në Athinë, jetonin bashkë atje. Por erdhi se iu sëmurë i vëllai dhe nuk kishte kush ta ndihmonë. Tani askush prej nesh nuk e di se çfarë problemesh kishin me njëri -tjetrin. Ai erdhi nga Athina për ta vrarë. Ata ishin të martuar për shumë vite sepse fëmijët e tyre janë thuasje 20 vjeç,“-tha ai.  /albeu.com/

 

 

 

 


Shtuar 3.08.2021 12:07