Policia greke, ka arrestuar dy bashkëpunëtorë të shtetases shqiptare “Lorelës”, e cila shfrytëzonte vajza të mitura për prostitucion.
Rrjeti i tutorëve u zbulua nga policia greke dhe nxori në pah abuzime të shumta me vajza adoleshente, të cilat fillimisht bëheshin shoqe me “Lorelën”, e më pas kjo e fundit iu ofronte ‘punë’.
31-vjeçarja shqiptare, kishte rol kyç në këtë rrjet prostitucion.
Ajo në fillim të vitit 2022, kishte krijuar një marrëdhënie miqësore me një 15-vjeçare, të cilën më pas e ndihmonte të gjente “klientë”, duke marrë një përqindje të tarifës.
31-vjeçarja, nënë e një fëmije të mitur, u arrestua në shtëpinë e saj në Kolonos, ku disa nga fqinjët e saj kishin vënë re kontaktet e “çuditshme” që kishte me nxënëset e zonës.
Personi i dytë i arrestuar është një 34-vjeçar i cili ishte shok i “Lorelës”.
34-vjeçarja, nga mesi i prillit 2023, ka rënë në kontakt me të miturën e sipërpërmendur dhe një shoqen e saj 17-vjeçare në atë kohë, duke i propozuar që të lehtësojë kërkimin e tyre për gjetjen e klientëve të pasur.
“Lorela” dhe bashkëpunëtorët e saj siguronin klientë për të miturat, ndërsa i fotografonin të zhveshura, duke postuar fotot në një faqe interneti përmes së cilës “peshkuan” të paktën 10 klientë.
Akti seksual i të miturave me klientët kryehej në hotele të ndryshme në qendër të Athinës.
Personi i tretë i arrestuar akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy të miturit në periudhën korrik-gusht 2023 në shtëpinë e tij në Korydallos, duke u paguar atyre shumën prej 100 euro secilës.