Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, është takuar me ambasadorin e Francës në Kosovë, Jean-François Huchet. Ata kanë biseduar për marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit.
Sipas njoftimit, në takim u nënvizua nevoja për të forcuar bashkëpunimin dypalësh dhe për ta çuar përpara partneritetin në fusha me interes të përbashkët.
Të lidhura
None found
Shiroka Pula shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme që Franca i ka dhënë Kosovës. Ajo theksoi rëndësinë e partneritetit me Francën, duke iu referuar rolit të saj të rëndësishëm në Bashkimin Evropian dhe në çështjet e sigurisë evropiane.
Presidentja përsëriti gjithashtu përkushtimin e Kosovës ndaj përparimit në integrimin evropian, fuqizimit të sundimit të ligjit dhe zhvillimit të marrëdhënieve të mira me partnerët ndërkombëtarë.








