Milani nuk mori më shumë se një pikë në përballjen vendimtare ndaj Cagliarit e parafundit për sezonin në Serie A.
Kuqezinjtë sot dështuan për të siguruar kualifikimin sezonin e ardhshëm në Champions League. ‘Rosonerët’ ishin dominues dhe patën disa raste për gol, sidomos në pjesën e dytë, por nuk ishin produktivë.
Zlatan Ibrahimoviç e ndoqi ndeshjen nga tribunat, por dukshëm e tradhtonte fytyra zhgënjimin e tij të madh. Me këtë barazim Juventusi mban gjallë shpresën për të përfunduar në 4 vendet e para të Serisë A.