Sherri që agravoi në Tiranë ku u përfshinë 7 vetë, konflikti nisi në një lokal qoftesh, një i plagosur dërgohet në spital

Të shtëna me armë zjarri u regjistruan mbrëmjen e kësaj të mërkure në kryeqytet.

Nga informacionet e para mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së sotme në zonën e njohur të Tiranës si “Diga e Liqenit”.

Lidhur me këtë ngjarje një reagim paraprak ka ardhur dhe nga Policia e Shtetit të cilët bëjnë me dije se një telefonatë për të shtëna me armë ka mbërritur në sallën operative.

Menjëherë efektivët u nisën drejt vendit të ngjarjes e paraprakisht dyshohet për një konflikt të çastit brenda një restoranti “Zgara Korçare”.

Mësohet se konflikti ka agravuar deri në përdorimin e armëve të zjarrit, teksa raportohet se ne sherr u u përfshinë 7 persona.

Njëri prej personave të përfshirë në këtë debat ka nxjerrë pistoletën dhe dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri.

I plagosuri është dërguar menjëherë për kurim në spital. Raportohet se shtatë persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe njëri ka qëlluar me armë zjarri.


Shtuar 16.04.2025 21:50

Tags: ,