Policia e Elbasanit ka shoqëruar tre persona, të cilët kanë qenë dëshmitarë gjatë përplasjes fizike mes kandidatit për deputet të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi me biznesmenin e njohur, Gjergj Luca.
Mësohet se të tre kanë qenë gjithashtu në lokal në momentin e sherrit mes tyre, por nuk dihet se cili ka qenë roli i tyre.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme në një lokal në fshatin Labinot, ku sipas ish-deputetit, biznesmeni e ka qëlluar teksa ndodhej në një lokal duke takuar banorët e Labinotit, ndërsa Luca pretendon të kundërtën duke kërkuar publikimin e pamjeve të regjistruara nga kamerat e sigurisë.