Policia ka dalë me informacion zyrtar në lidhje me sherrin në Vlorë, ku mbeti viktimë një person
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në një qendër interneti, ku dy persona janë konfliktuar me njëri-tjetrin.
Ndërkohë, viktima Armando Meshau raportohet se është goditur me grushte nga autori dhe ka ndërruar jetë.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Rreth orës 11:45, në lagjen “Hajro Çakërri”, në një qendër interneti, 2 shtetas janë konfliktuar me njëri-tjetrin dhe gjatë konfliktit shtetasi A. M., rreth 55 vjeç, për shkak të dhunës fizike (goditjeve me grushte), ka humbur jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Nga veprimet e shpejta është bërë identifikimi i autorit dhe vijon puna për kapjen e tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti.