Sherri masiv në Palasë, ja kush është personi që mbeti pa ndjenja pas dhunës

Mbrëmjen e 24 Gushtit, një sherr masiv ndodhi në clubin “Sin Eat Drink Dance” që ndodhet në kompleksin “Green Coast” në Palasë.

Personi që shihni në këto pamje filmike, nga përleshja masive është goditur me sende të forta dhe rrëzuar në tokë pa ndjenja, sipas policisë së Himarës rezulton të jetë Artur Koçeku.

Koçeku, nuk është i panjohur nga policia kriminale, pasi emri i tij është përfshirë në disa ngjarje.

Kohët e fundit ai jetonte në Dubai dhe mbrëmjen e 24 Gushtit, kishte shkuar së bashku me miqtë dhe shoqërinë në ambientet e clabin “Sin Eat Drink Dance” në Palasë, për të ndjekur performancën e këngëtarit grek, Argiros Konstantinos.

Por Artur Koçeku, është konfliktuar me disa persona të tjerë, sipas policisë shkak ka qenë lagja me shampanjë.

Kaq ka mjaftuar që të pranishmit e dy tavolinave të përfshihen në një përleshje masive mes dy grupeve, ku si pasojë e goditjeve Artur Koçeku, ka humbur ndjenjat duke u shembur në tokë.

Pamjet filmike tregojnë një kamarier të clubit që sjell ujë me grushte duke e lagur në fytyrë Artur Koçekun.

Ndërsa disa minuta më vonë ai përmendet me ndihëm e personave të tjerë, duke marrë mjekim në spital.

Sipas burimeve të policisë, Koçeku, aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje të rëndë komisariati i Himarës ka kryer verifikimet e nevojshme, duke shpallur në kërkim dy personat Xhoni Spaho nga Tirana dhe Genti Baleci nga Durrësi, të cilët janë identifikuar nga kamerat e sigurisë se kanë goditur me sende të forta Artur Koçekun.

Xhoni Spaho, rezulton që të ketë kandiduar për deputet në zgjedhjet e vitit 2021, nga radhët e Partisë “Aleanca për Demokracinë e Re”, që drejtohet nga Edmond Stojku.


Shtuar 27.08.2024 15:20