Është publikuar sot një sherr mes analistit Ilir Demaliaj dhe Kryetarit të Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi. Në lidhje me këtë ka reaguar ish-deputeti Kujtim Gjuzi i cili shprehet se analisti Demaliaj ka hyrë në ambientet e hotelit dhe ka shkuar në drejtim të tij duke e sharë dhe fyer.
Ai thotë se ka qenë i shoqëruar në tavolinë me kryetaren e degës së Tropojës Sanije Hajdarmataj. Gjithashtu thotë se i ka kërkuar disa herë Demaliajt të tërhiqej, po ai s’ka dëgjuar.
“Isha me kryetaren e degës së Tropojës, Sanije Hajdarmataj, po diskutonim në tavolinën tonë. Hyn Demaliaj në holl dhe filloi me fyerje dhe sharje, me fjalë burrash që nuk thuhen në sy të një gruaje. Filloi të më fyejë, i thashë se unë jam në kafe me njerëz… më sulmoi, por u tërhoqa sepse nuk doja të merrja goditje. Doli dhe kryetarja përpara, ai nuk ndaloi, më pas ika në holl, ndërhynë badigardët e Hotel Tirana dhe çdo gjë u shua. Ishte tentativë për të grushtuar dhe sulmuar, por unë ruajta qetësinë”, shprehet Gjuzi.