Sherr në Kuvend! Basha nuk përmbahet as ndaj Manastirliut, ngrihet dhe i rrëmben foltoren gjatë fjalës (VIDEO)

Seanca e sotme parlamentare nuk ka kaluar pa debate të forta dhe përplasje. Gjatë fjalës së ministres Manastirliu, kryedemokrati Basha është ngritur nga karrigia dhe i ka marrë foltoren ministres së Shëndetësisë.

Debati nisi për qeverinë dhe menaxhimin e COVID-19 për vaksinimin dhe vdekjet në vend. Manastirliu në përgjigje ndaj akuzave deklaroi se opozita përdor vdekjet për politikë duke i kujtuar atij humbjen më 25 Prill.

Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga Basha i cili është ngritur nga karrigia dhe ka shkuar drejt foltores ku ishte Manastirliu. Në këtë moment kishte edhe një ndërhyrje të gardës.

 

Basha: Nuk është mbledhja e oligarkëve. Ku mund të bësh gjëra siç do ti. Është kuvend dhe ka disa rregulla. Askush nuk i përmendi emrin. Por jeni me regji. Hajdutët e tenderave sekret. Ajo regji se gjysma prej jush nuk do ishin këtu.

Ta tregoj unë se ku do isha unë. Po gjysma prej jush nuk do ishit këtu. Zbato procedurën se nuk të jep të drejtën për ta kthyer në një kotec Kuvendin. Por ne nuk kemi hyrë për të qëndruar pas Fermës së Kafshëve. Harrojeni këtë. Nëse nuk do mbash përgjegjësi personale për shkatërrimin që në nisje të asaj. Nëse nuk je si dispeçer i atij që të ka vënë aty.” /albeu.com/


Shtuar 7.10.2021 11:07