LIVE/ Plas debati në Kuvend, Rama i përvishet opozitës: Mbeturina të komunizmit! (VIDEO)

Kryeministri Rama ka marrë fjalën në Kuvendin  e Shqipërisë ku ka nisur direkt në sulm ndaj  opozoitës e cila e akuzoi atë për keqmenaxhim të COVID-19, varfërimin e shqiptarëve, dhe manipulkimin e shifrave të vdekjeve nga covid-19.

Ndër të tjera, Rama thumboi keq opozitën dhe përcarjen e saj Basha-Berisha duke deklaruar se me këtë mendje “aty ku i ka gjetur, aty do i lë” kur ta largohet nga politika.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Ju jeni në garë se kush është pengu e kush është pengmarrësi. I njëjti refren. Kryefjala e shqetësimit në BE është çfarë mund të bëjmë së bashkui për të kaluar furtunën e krizës. Ju të gjitha palët, si pengu dhe pengmarrësi i thoni shqiptarëve se Shqipëria s’ka lidhje me krizën, Shqipëria ka ujë… Po thatësirë a ka Shqipëria? Ju i thoni shqiptarëve se fatura e energjisë në Shqipëri është më e lartë në rajon.

Kemi vendosur të kalojmë nga ekonomia e centralizuar, jemi në lirinë e tregut kapitalist dhe rritja e çmimeve në bursë, qoftë naftë apo miell nuk pyet as se Spanja ka më shumë as se Shqipëria ka më pak. Ju, partia e qendrës së djathtë, ju partia e liberalizimit të tregut. Për ju, po të mos ju njohësh mendon se jeni mbeturina të partisë së punës. Konceptet tuaja janë mbeturina të sistemit të vjetër.

Më thoni, nuk është argument e shara apo e bërtitura nga vendi, unë nuk ofendoj askënd. Me respekt këtu dëgjojmë të shara para e mbrapa. Që tek të sharat për zonjën atje e rreth e rrotull. Unë hallin tuaj s’ua zgjidh dot. Më thoni, me taksën e karbonit brenda, a ishte nafta më lirë nga dita kur ju e latë qeverinë? Tabelat, shihni tabelat. Shkoni dhe merrni tabelën. Sa e blenin shqiptarët energjinë kur ju ishit ende në qeveri.

Do e bëjmë këtë marrëveshje që kur flet njëri, të tjerët dëgjojnë, siç ju dëgjojmë ne? Edhe pse s’thoni asgjë. Unë e kam fare të lehtë, ju lë të flisni dhe iki se kam shumë punë të tjera. Jo nuk e kam për detyrë, vij këtu për respekt. A ka mundësi ta bëjmë këtë marrëveshje? Kur flasim, dëgjojmë. Unë po ju them shifra. /albeu.com/

 


Shtuar 7.10.2021 11:15