Një sherr ka ndodhur mes të rinjve në zonën e Ali Demit në Tiranë.
Si pasojë e një konflikti të çastit, ka mbetur i dëmtar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po kalon në spital, për ndihmë mjekësore.
Njoftimi:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 17.08.2023, rreth orës 21:15, në Ali Dem, gjatë një konflikti të çastit, është dëmtuar me sende të forta një 16-vjeçar, i cili po kalon në spital, për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve dhe sqarimin e rrethanave të konfliktit.