Sherr mes grave në Prishtinë, goditet me thikë një grua

Një grua është plagosur me thikë në një qendër tregtare në Rrugën B në Prishtinë. Në lidhje me këtë ngjarje policia ka vënë në pranga autoren, ndërsa e plagosura po merr ndihmë në spital.

“Sot rreth orës 15 :00, kemi marrë informatën se në një qendër tregtare në rrugën “B” në  Prishtinë, një person është lënduar. Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast nga një mjet i mprehtë është lënduar një person (femër). E njëjta është dërguar për trajtim mjekësor.  Lidhur me këtë rast është  arrestuar e dyshuara (femër). Aktualisht hetuesit policor kanë nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti”, tha për gazetën Express Flora Ahmeti, zëdhënëse e policisë për Rajonin e Prishtinës.

Ende nuk dihet shkaku i sherrit mes grave./albeu.com

 

 


Shtuar 14.12.2021 16:54