Sherr mes dy familjeve në Pukë, ka të plagosur

Një konflikt mes dy familjeve është regjistruar këtë tëhë në Gjegjan Epër të Pukës.

Burime bëjnë me dije se në konflikt janë përfshirë familjet Marku dhe Zefi, teksa gjatë sherrit janë përdorur dhe mjete prerëse, kosore. Si pasojë e konflikti, katër persona kanë përfunduar të plagosur në spital.

Një prej të plagosurve ndodhet në gjendje të rëndë, teksa në spital e plagosur ndodhet dhe bashkëshortja e tij.

Policia ndodhet në vendngjarje, teksa po heton për shkakun e konfliktit. Konflikti mes dy familjeve mendohet të jetë i vjetër.

Njoftimi:

Në fshatin Gjegjan, dyshohet se janë përfshirë në konflikt shtetasi K. M., 55 vjeç, me shtetasin F. Z., 36 vjeç dhe me nënën e tij, shtetasen B. Z., 60 vjeçe, të tre banues në këtë fshat.

Si pasojë e përdorimit të sendeve të forta gjatë konfliktit kanë mbetur të dëmtuar të tre këta shtetas, të cilët janë dërguar në spital, për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të konfliktit.


Shtuar 20.11.2023 21:08