Sherr mes bashkëshortëve, 22-vjeçarja nga Saranda plagos me thikë burrin

Një 22-vjeçare nga Saranda ka plagosur me thikë bashkëshortin e saj pas një konflikti për motive të dobëta.

Siç bën me dije policia,  shtetasja A. Z., 22 vjeçe, a goditur me mjet prerës, në zonën e shpatullës, bashkëshortin e saj, shtetasin L. Z., 28 vjeç, i cili aktualisht ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shtetasja A. Z., është shoqëruar nga shërbimet e Policisë, në Komisariatin e Sarandës, për veprime të mëtejshme hetimore.

Vijon puna e grupit hetimor për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com


Shtuar 6.03.2024 18:43