Pas një konflikti të çastit në “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, dyshohet se është plagosur me thikë një 20-vjeçar.
Policia bën me dije se, i riu është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa po punohet për kapjen e autorit të dyshuar.
“Vlorë/Informacion paraprak
Më datë 20.05.2021, në orës 10:50 në lagjen “24 Maji”, Vlorë, në një lokal, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është goditur me mjet prerës (thikë), shtetasi A. L., 20 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i ngjarjes dyshohet se është shtetasi A.V dhe shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com