Sherr masiv në aeroport, rrihet edhe efektivi i policisë (VIDEO)

Një konflikt mes disa personave ka shpërthyer në Aeroportin Ndërkombëtar të Miamit.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, bëhet me dije se ngjarja ndodhi si pasoje e një vonese të shkaktuar në fluturim.

Gjatë përplasjes, një zyrtar i policisë u detyrua të nxjerrë armën e shërbimit për të vënë situatën nën kontroll, por turma e tërbuar e rrahu edhe atë.

Kjo gjë bëri që të ndërhynin të tjerë efektivë për të shtensionuar situatën.

Gjithashtu bëhet me dije se u prangosën katër persona për situatën e pakëndshme./albeu.com/


Shtuar 22.12.2021 16:38