Një konflikt masiv mes shqiptarëve dhe rumunëve ka ndodhun në qendër të Caprarola-s në Itali.
Nga sherri kanë mbetur të plagosur 4 persona.
Mediat italiane bëjnë me dije se efektivët e policisë janë njoftuar nga banorët për ngjarjen që po ndodhte atje.
Me të mbërritur, policët kanë gjetur të shtrirë në tokë dy shqiptarë, vëllezër, të cilët kishin plagë në pjesë të ndryshme të trupit, ndërsa panë se po vraponin dy persona të tjerë. Pasi ndoqën, policët i kapën edhe dy të rinjtë duke i sjellë në vendin e ngjarjes, ndërsa njoftuan autoambulancës që të merrnin shqiptarët e plagosur për t’i dërguar në spital, raporton abcneës.al.
Por këtu fillon pjesa e dytë e krimit, sipas mediave italiane. Një moment, policia konstatoi një person, i cili po qëllonte me shkelma dhe thikë dy rumunët e lidhur në makinë.
Pasi e ndaluan, ata konstatuan se personi që po qëllonte rumunët ishte babai i shqiptarëve të plagosur prej tyre me thikë. Tashmë, kishim katër të plagosur. Dy shqiptarët dhe dy rumunët që u goditën me thikë nga babai i të riut shqiptar që kishte marrë plagë prej tyre. Pas daljes nga spitali ata duhet të japin llogari për plagosje me dashje e thikë, ndërsa babai i të riut është shoqëruar tashmë në polici. /albeu.com/