Të maskuar, me armë dhe shkop bejsbolli: Grabitet pika e karburantit në Lezhë

Një pikë karburanti në Shënkoll të Lezhës është grabitur mbrëmjen e djeshme duke marrë 1 milion lekë.

Mësohet se autorët kanë qenë të maskuar dhe mbanin me vete pistoletë dhe shkop bejsbolli.

Policia njofton se dy persona ende të paidentifikuar, me anë të presionit i kanë marrë një sasi lekësh (xhiron ditore) punonjësit të një karburanti.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.


Shtuar 29.03.2021 10:36