Kandidati për kryetar të PD-së, Agron Shehaj ka zhvilluar sot një takim me demokratët në Bulqizë. Gjatë takimit, ai është pyetur se nëse do të bëhej kryetar, si do ta mundte Edi Ramën.
Shehaj është përgjigjur duke thënë: “Nëse ne i kërkojmë shqiptarëve mes një kryeministri të korruptuar si Edi Rama dhe një kandidati për kryeministër të aftë dhe të ndershëm, unë jam i bindur që shqiptarët nuk kanë për të zgjedhur Edi Ramën. Edi Rama rrëzohet me votë dhe vetëm nëse shqiptarët na besojnë”.
Kujtojmë se zgjedhjet për kryetar të PD-së janë të dielën dhe përballë Lulzim Bashës do të jenë kandidatët Agron Shehaj, Edit Harxhi dhe Fatbardh Kadilli./albeu.com