Shefi i NATO-s Jens Stoltenberg ka mbërritur në kryeqytetin turk Ankara të mërkurën dhe pritet të takohet sot me kryediplomatin turk Mevlut Çavusoglu dhe më pas me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan. Më pas ai do të vizitojë zonat e prekura nga tërmeti.
Udhëheqësit do të diskutojnë gjithashtu detaje mbi strehimoret e ofruara nga NATO që pritet t’i dorëzohen Turqisë.
Vizita e Stoltenberg vjen gjithashtu për të diskutuar miratimin e Turqisë që Finlanda dhe Suedia të bëhen anëtarë të aleancës ushtarake, një kërkesë që dy vendet nordike e parashtruan pas pushtimit rus të Ukrainës.
Deri më tani, Turqia ka refuzuar të ratifikojë ofertat e anëtarësimit të dy vendeve duke i akuzuar ata se nuk kanë reaguar si duhet ndaj grupeve kurde që konsiderohen si “terroriste”. /albeu.com