Shefi ekzekutiv i organizatës së Trump akuzohet për evazion fiskal

Kompania e ish-presidentit amerikan Donald Trump dhe shefi i saj i financave janë akuzuar për krime të lidhura me taksat.

Allen Weisselberg, 73 vjeç, u dorëzua tek autoritetet e Nju Jorkut të enjten, pasi akuzohet për shmangien e taksave për të ardhurat me vlerë 1.7 milion dollarë.

Akuzat burojnë nga ajo që prokurorët e përshkruan si një “skemë pagese të paligjshme gjithëpërfshirëse dhe të guximshme”.

Nga ana tjetër, për Trump nuk është ngritur asnjë akuzë, megjithatë Neë Yorku tashmë ka ndërprerë lidhjet e biznesit me ish-presidentin e fajësuar dy herë.

Organizata Trump është një kompani mbajtëse familjare që zotëron hotele, klube golfi dhe prona të tjera, dhe gur themeli i një marke globale që përfshinte oferta librash, shfaqje televizive etj.

Akuzat penale janë të parat që lindin nga hetimet e gjata për mashtrim të pretenduar nga të dy prokurorë./albeu.com


Shtuar 1.07.2021 22:38