Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të dhurojnë 500 milionë doza të tjera të vaksinës Pfizer për vendet në zhvillim nga viti i ardhshëm, raporton albeu.com.
Presidenti Joe Biden bëri premtimin në një samit virtual Covid-19, duke premtuar një “arsenal vaksinash”.
Dozat shtesë do të bëjnë që angazhimi i përgjithshëm amerikan për ndarjen e vaksinave të kalojë një miliard doza.
Ekspertët thonë se rreth 11 miliardë doza kërkohen për të vaksinuar të paktën 70% të popullsisë globale.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka vendosur një objektiv minimal prej 40% të mbulimit të vaksinave në çdo vend deri në fund të vitit 2021.
Por qëllimi nuk ka gjasa të përmbushet, raporton albeu.com.
Ndërsa shumë vende me të ardhura të larta tani i kanë dhënë të paktën një dozë më shumë se gjysmës së popullsisë së tyre, vetëm 2% e njerëzve në vendet me të ardhura të ulëta kanë marrë dozën e parë, sipas të dhënave nga Universiteti i Oksfordit./albeu.com