SHBA paralajmëron Kinën: Do të përballesh me pasoja nëse ndihmon Rusinë

SHBA ka paralajmëruar Kinën se nëse ndihmë Rusinë në pushtimin e  saj në Ukrainë, do të përballet me pasoja, raporton BBC.

Mësohet se këto deklarata i kanë bërë zyrtarë të shumtë amerikanë, pasi Rusia i kërkoi ndihmë ushtarake Kinës. Nga ana tjetër, ambasada kineze në Uashington tha se nuk ishte në dijeni të kësaj kërkese.

Që nga fillimi i krizës, Pekini ka shprehur mbështetje të fortë retorike për aleaten e gjatë të Moskës, por nuk dihet publikisht se ka ofruar ndonjë mbështetje ushtarake apo ekonomike.

Megjithatë, mediat lokale duke cituar zyrtarë amerikanë, thonë se Rusia ditët e fundit i ka kërkuar në mënyrë specifike Kinës pajisje ushtarake, përfshirë dronët. Përgjigja e Kinës ndaj kësaj kërkese nuk dihet./albeu.com


Shtuar 14.03.2022 07:20