Presidenti i SHBA Joe Biden dhe liderët e Francës, Gjermanisë dhe Britanisë së Madhe kanë pohuar vendosmërinë e tyre për të vazhduar rritjen e kostove ndaj Rusisë për pushtimin e saj “të paprovokuar dhe të pajustifikuar” të Ukrainës, thotë Shtëpia e Bardhë.
Biden, presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri britanik Boris Johnson folën në një video-telefonatë të hënën.
Udhëheqësit “theksuan angazhimin e tyre për të vazhduar ofrimin e ndihmës së sigurisë, ekonomike dhe humanitare për Ukrainën”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë./albeu.com