Pas dërgesës së SHBA, Gjermania zotohet t’i japë Ukrainës armët më moderne që ka

Gjermania është zotuar të dërgojë një sërë armësh për të mbështetur Ukrainën në luftën e saj kundër Rusisë.

Duke folur në parlamentin gjerman të mërkurën, kancelari Olaf Scholz tha se Gjermania do të ofrojë sisteme të mbrojtjes tokë-ajër me rreze të mesme, më moderne në armatimin e saj, të cilat do t’i lejojnë Ukrainës “të mbrojë një qytet të tërë të madh nga sulmet ajrore ruse”.

Scholz premtoi gjithashtu se do t’i japë Ukrainës një radar gjurmues i cili është i aftë të zbulojë obuset e armikut, mortajat dhe artilerinë e raketave, si dhe raketahedhës të shumtë, në hap me ato që dërgohen nga SHBA.

KancelarI përsëriti se raketat nuk do të jenë në gjendje të synojnë territorin rus.

Vendimi pason lutjet e Kievit, si dhe partive opozitare gjermane, për të rritur dërgesat e armëve të rënda në Ukrainë.

Më shumë se 15 milionë municione, 100,000 granata dore dhe më shumë se 5,000 mina antitank janë dorëzuar në Ukrainë nga Gjermania që nga shpërthimi i luftës në shkurt./albeu.com


Shtuar 1.06.2022 11:40