Shtetet e Bashkuara kanë arritur qëllimin e vendosur nga Presidenti Joe Biden në fillim të këtij viti dhe tashmë 70% e të rriturve amerikanë kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Covid-19.
Të dhënat nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) tregojnë se 60.6% e të rriturve dhe 49.7% e popullsisë së përgjithshme janë vaksinuar plotësisht.
Biden fillimisht kishte vendosur një qëllim për të arritur këtë 70% deri më 4 korrik, për arsye simbolike, në mënyrë që “dita e fitores” ndaj pandemisë të përkojë me festën kombëtare të SHBA. Por ngadalësimi i fushatës së imunizimit, veçanërisht në shtetet tradicionalisht “konservatore”, ka vonuar arritjen e objektivit.
Javët e fundit, vaksinimet janë shtuar në zonat më të prekura nga vala e re e Covid-19, e cila është shkaktuar kryesisht nga varianti Delta. Rritje të konsiderueshme të vaksinimeve janë regjistruar në Arkansas, Misuri, Luiziana dhe Florida./albeu.com