Sërish lëvizje në Policinë e Shtetit! Pas dorëheqjeve, hapet gara për drejtimin e 5 komisariateve në vend

Ndryshimet në Policinë e Shteti vijojnë ku pas rrugores, ku 20 efektivë të linjave dhe trafikut janë transferuar si dhe ndryshimeve të shefave të krimeve, sot është hapur gara për 5 komisariate.

Për shkak të dy dorëheqjeve që kanë ndodhur prej disa javësh, gara është hapur edhe te komisariati nr.2 në Tiranë dhe komisariati i Himarës.

Shefi i komisariatit të Himarës Neritan Buzi dha dorëheqjen ditë më parë. Ndërsa shefi i komisariatit nr.2 Ritvan Pali dha dorëheqjen disa javë më parë Dorëheqja e tij ndodhi pas arrestimit të ish-policit Altin Morina nga ky komisariat. Por deri më sot Pali ka vijuar të qëndronte në detyrë.

Gara është hapur edhe për:

Komisariatin e Policisë Kufitare Aeroporti Rinas DVKM Tirane, Komisariatin e Policisë Kufitare Dibër DVKM Kukës dhe Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë DVKM Vlorë.

Ndërkohë në policinë e shtetit ende nuk është hapur gara për drejtorët e departamentve në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.


Shtuar 10.06.2025 22:00