Sekretari i FRPD paralajmëron Berishën: Po i shkele premtimet do të shpallim “non grata”

Ish-kryeministri, Sali Berisha, ka mbajtur ditën e sotme një takim me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Në takim ka marrë pjesë edhe kryetari i forumit Belind Këlliçi, sekretari dhe disa figura të tjera të njohura.

Besart Xhaferri, sekretari i marrëdhënieve me jashtë në FRPD paralajmëroi Sali Berishën se nëse i shkel premtimet e “Foltores” atëherë të rinjtë do ta shpallin atë “non grata”.

“Doktor, ju keni plot faje dhe keni bërë “mea culpa”, nuk e di sa na vlejnë, por ajo që na vlen është se çdo pikë që ke diskutuar në “Foltore” të respektohet. Pse e them këtë? Sepse nuk duhet të keqpërdorohemi përsëri, sepse nëse i shkel do të rrezikosh të marrësh “non grata”-ën e në të rinjve, që duam të ndërtojmë të ardhmen në Shqipëri” tha ai.

Kujtojmë se Berisha pas shpalljes “non grata” nga SHBA u përjashtua edhe nga grupi i PD-së./albeu.com/


Shtuar 7.11.2021 13:38