Prokuroria e Fierit ka nisur hetimet për ndryshimin e bravës së derës në zyrën e degës së Partisë Demokratike në këtë qytet. Policia bën me dije se denoncimi është bërë nga sekretari i PD në Fier dy ditë më parë.
“Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për vlerësim, pasi shtetasi E. M., (sekretar i një subjekti politik, dega Fier) ka kallëzuar se në datë 24.11.2021 ka konstatuar se ishte ndryshuar fisheku i bravës së derës kryesore të selisë së këtij subjekti politik”, thuhet në njoftimin e policisë./albeu.com