Sejko: Inflacioni u rrit, mbetet e pandryshuar norma bazë e interesit të lekut

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, në konferencën për shtyp u shpreh se, “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë pasi diskutoi zhvillimet ekonomike e monetare në vend dhe ecurinë e pritshme të tyre, vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun në nivelin 0.5 %”.

Të pandryshuara mbeten dhe normat e interesit të depozitave dhe kredive njëditore, respektivisht në 0.1 % dhe 0.9 %, theksoi Sejko.

Politika monetare mbetet e përshtatshme për mbështetjen e rritjes ekonomike në horizontin kohor afatmesëm, në funksion të rikuperimit të qëndrueshëm të aktivitetit ekonomik dhe të kthimit të inflacionit në objektiv 3% në vitin 2022”, tha guvernatori i BSH./albeu.com