Seanca më 5 mars, kush janë gjyqtarët që kanë në dorë “arrestin shtëpiak” të Berishës

Gjykata e Posaçme e përfaqësuar nga Gjyqtarja Irena Gjoka, i tha jo  kërkesës së Sali Berishës për të ndjekur seancat plenare.

Menjëherë pas vendimit avokati i tij u shpreh se beteja ligjore do të shtrihet në të gjitha shkallët e gjyqësorit, deri te Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut.

“Ata vazhduan në të tyren, ne do të vazhdojmë betejën tonë. Edhe praktikat e Strasburgut dhe të gjitha argumentet që ne bëmë, gjykata nuk arriti të konkludonte. Pa ndryshuar porosia e Ramës, nuk ndryshon vendimi i kësaj gjykate“, tha avokati Genc Gjokutaj.

Një javë më parë, Gjykata e Posaçme Kudnër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shtyu seancën për kete te enjte pasi kërkesa që ish- kryeministri të ketë mundësi të ndjekë seancat parlamentare, ishte firmosur nga vajza e tij, Argita Malltezi.

Ndërkohë, avokati i Berishës, Genc Gjokutaj tha se rekursi që ata kanë dorëzuar në Gjykatën e Lartë do të shqyrtohet në datën 5 mars nga Sokol Sadushi, Ilir Panda dhe Sokol Binaj.

Ekipi ligjor i Sali Berishës ka kundërshtuar pranë kësaj gjykate masën detyrim paraqitje dhe ndalimi i daljes jashtë shtetit që është vendosur në tetor të vitit të shkuar.


Shtuar më 8.02.2024 17:57

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş