Sazan Guri ishte i ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” tha se vendi ynë nuk duhet të jetë në krizë pasi ka mjaftueshëm rezerva nafte për 300 vjet. Ai thotë se nëse përpunohet në Shqipëri do ta kemi naftën dhe nënproduktet me një çmim më të lirë dhe nuk do të kishim një krizë.
Sipas tij, kriza ka ardhur për shkak të keqmenaxhimit. “Kemi burime të mjaftueshme nafte për 300 vjet por nëse e përpunojmë në Shqipëri do të kemi naftë, benzinë dhe nënprodukte me çmim më të lirë“, u shpreh ai ndërsa shtoi më tej:
“Është një naftë e rëndë, është akoma më e mirë sesa ka më shumë nënprodukte. Dhe në bursë nafta bruto është më e shtrenjtë. Kjo naftë prodhon bitum, diesel, benzinë, benzol etj. Nafta jonë i bën të gjitha”, u shpreh ai.