Sarandë/ U dh*nua nga dy persona, i riu përfundon te Trauma

Policia e Sarandës, ka arrestuar në flagrancë një 20-vjeçar, pas një konflikti të dhunshëm që ndodhi pasditen e djeshme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, kur A. N., në bashkëpunim me një tjetër shtetas ende të paidentifikuar, ka goditur me grushte shtetasin Orgito Berhama, ., 22-vjeç, për motive të dobëta.

Si pasojë e dhunës,. Orgito Berhama, është dëmtuar dhe është transportuar për ndihmë më të specializuar mjekësore në Spitalin e Traumës, në Tiranë.

Policia vijon punën për identifikimin dhe kapjen e bashkëautorit të dyshuar në këtë ngjarje.

Njoftimi:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 20-vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, së bashku me një shtetas tjetër, për të cilin vijon puna për identifikimin dhe kapjen, në lagjen nr. 1, Sarandë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me grushte shtetasin Orgito Berhama., 22-vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë, i cili është transportuar për mjekim më të specializuar në Spitalin e Traumës, Tiranë.


Shtuar 30.04.2025 12:29