Janë lënë në burg 4 autorët të akuzuar si të përfshirë në vrasjen e biznesmenit Behar Sofia. Ernejt Shyti, Xhuljano Visha 28 vjeç, Leonard Xhixha 30 vjeç dhe Skënder Vathi 54 vjeç janë katër personat që akuzohen si të përfshirë për vrasjen e biznesmenit.
Ernejt Shyti është i vetmi që ka pranuar krimin, ndërsa pohoi se ka kryer ai ekzekutimin më 25 shkurt pranë qendrës së Tiranës.
Ndërkohë mësohet se në telefonin e Shytit kishte mbërritur një sms ku thuhej: “Sapo doli”.
Provat më të forta që ka gjykata janë përgjigjet e ADN-së, kamerat e sigurisë dhe përgjimet e prokurorisë.
Ttë arrestuarit e tjerë nuk e kanë pranuar krimin në seancën e sotme. Xhuliano Visha njëri nga të arrestuarit ka pohuar në seancë ato që ka thënë më herët në polici nuk i ka deklaruar të vërteta.
“Kur ka ndodhur ngjarja kam qenë në Kërrabë”, mësohet të ketë thënë Visha. Gjithashtu edhe Leonar Xhixha dhe Skënder Vathi nuk kanë pranuar krimin.
Behar Sofia u ekzekutua në 25 shkurt në anë të Lanës në Tiranë duke u qëlluar në kokë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit duke u parë nga një numër i madh kalimtarësh në zonë.
Pas kapjes së organizatorëve, policia është në kërkim të porositësve të vrasjes së Behar Sofisë, i cili ishte arrestuar dhe hetuar më herët për trafik të lëndëve narkotike.