San Francisco në errësirë/ Rreth 130,000 banorë pa energji elektrike

SHBA- Rreth 130,000 banorë të San Franciscos ishin në errësirë totale, ​​ për shkak të një ndërprerjeje të energjisë elektrike.

Kompania kryesore e energjisë së qytetit në Kaliforni, njoftoi se janë angazhuar të gjithë ekipet dhe po punohet që të zgjidhet kjo situatë.

“Po punojmë me ekipet e emergjencës dhe zyrtarët e qytetit për një ndërprerje të energjisë elektrike në San Francisko që prek afërsisht 130,000 klientë”, tha Pacific Gas & Electric Company në një postim në rrjetet sociale X.

Autoritetet bashkiake u kërkuan banorëve të qëndrojnë në shtëpitë e tyre, pasi disa semaforë nuk po funksionojnë dhe rrjeti i transportit publik gjithashtu ishte ndërprerë.

 


Shtuar 21.12.2025 08:19