Samiti i Tiranës, Rama: 5 korriku i vitit që vjen të na gjejë të ulur në Komisionin Europian

Teksa ka shprehur falenderimet dhe përshëndetjet, kryeministri Edi Rama ka thënë nga takimi i Samitit të Ballkanit Perëndimor se vitin e ardhshëm më 5 korrik Shqipëria do të ketë vend në Komisionin Europian.

Fjala e Edi Ramës

I falenderoj të gjithë kryetarët e shtetit të qeverive të pranishëm nga të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Por më shumë falenderoj komisionerin që ndërroi axhendën e tij për të ardhur këtu.

Jemi mbledhur për të shtyrë përpara një proces që nuk ka rëndësi çfarë thotë njëri e tjetri, por rëndësi ka që të çojë përpara njehsimin e Europës në rajonin tonë. Ky proces është i mbështetur dhe nga një plan financiar në kuadrin e një plani investimesh të BE-së që për nga volumi i fondeve të vëna në disponim, për infrastrukturë hekurdhore, rrugore e portuale, të gjithë sektorit të energjisë, të digjitalizimit.

Kjo përbën lëvizjen më të madhe historikë të Bashkimit Europian. Ishte një kënaqësi sepse më në fund takimi nuk ishte virtual. Ne kemi mundësi që t’i mirëpresim pa masa shtrënguese, besoj se edhe komisioneri e delegacioni nga Brukseli ndjehen mirë që maskat e Brukselit i hoqën në Tiranë. Planët e punëve janë konkrete.

Është një nga ato momente që duhet të pranojmë se Bashkimi Europian të veten e ka bërë, ne na takon të bëjmë tonën. Mbetemi të palëkundur se projekti ai i atij që unë e quaj shengeni Rajonal,dikush tjetër e quan mini-shengen, dikush tjetër mund të mos e thërrasë më fare në emër, s’ka rëndësi. Rendësi ka që është diçka që do na sjellë përfitime si rajon. Procesi i Berlinit shpresoj të kalojë në Komisionin Europian me dëshirën që 5 korriku të jetë i fundit që bëhet në formatin e deritanishëm dhe ai i vitit të ardhshëm të bëhet me praninë e vendeve të Ballkanit.

Ambicia është që avancimi rajonal me 4 liritë e BE-së të njihen edhe në vetë vendet brenda unionit. Të lëvizin lirshëm brenda nesh edhe pse nuk jemi pjesë e BE-së.

Shtuar 10.06.2021 01:06