Samiti i NATO-s, Rama zbulon çfarë diskutoi me Biden dhe çfarë ka kërkuar për Kosovën

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Twitter shkruan se ka kërkuar në samiti e NATO-s që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe.

“SOT në NATO: Kërkova që Kosova të ftohet menjëherë në mekanizmin e Partneritetit për Paqe. Vendet që nuk e njohin ende Kosovën duhet të vlerësojnë qëndrimin e saj krejt të njehsuar me BE-në ndaj agresionit rus mbi Ukrainën – pavarësisht se Ukraina nuk e ka njohur ende Kosovën”, shkruan Rama./albeu.com

Rama gjithashtu ka zbuluar detaje të reja në lidhje me samitin ku tha se ka shpjeguar dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj. Gjithashtu ka zbuluar dhe bisedën me presidentin amerikan Joe Biden.

“Shpjegova dallimet e pozicioneve në Ballkan në raport me Rusinë e me sanksionet ndaj saj, arsyet e këtyre dallimeve dhe domosdoshmërinë e ruajtjes së stabilitetit e të nxitjes së bashkëpunimit rajonal, duke rritur ndërveprimin konstruktiv me Serbinë të BE-së dhe vendeve të NATO-s.

Vlerësova marrëveshjen e arritur mes Suedisë, Finlandës dhe Turqisë,duke çmuar qasjen e drejtëpërdrejtë të Presidentit Erdogan në funksion të një shqetësimi shumë serioz të shtetit turk dhe nënvizuar se kjo marrëveshje është një shembull për zgjidhjet e problemeve mes aleatësh.

Dëgjova nga Presindenti Joe Biden fjalët më të mira për Shqipërinë dhe rolin e saj në Këshillin e Sigurimit e në NATO, si edhe shprehjen e dëshirës së tij për të organizuar diçka bashkarisht me rastin e 100 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike të Shqipëri-SHBA”, shkruan Rama