Samiti i BE/ Pas Ramës, edhe Vuçiç e Kovaçevski marrin vendimin për të marrë pjesë

Pjesëmarrja e tre vendeve anëtare të nismën “Ballkani i Hapur” vunë në dyshim pjesëmarrjen në samitin e BE që do të mbahet nesër në Bruksel.

Mirëpo, së fudmi Rama konfirmoi pjesëmarrjen dhe pas tij edhe Aleksendër Vuçiç e Dimitar Kovaçevski.

“Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve vendosën të shkojnë së bashku në samit, duke rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të BE-së”, raporton Kurir.

Në njoftimin e perbashket thuhet se tre liderët jane te vetëdijshëm se temat e diskutimit nuk do te jene te lehta, por ata do te marrin pjese per te treguar përkushtimin drejt rrugës se integrimit.

“Jemi të vetëdijshëm se temat që do të diskutojmë në samit nuk do të jenë të lehta, por pjesëmarrja jonë do të tregojë dhe konfirmojë edhe një herë përkushtimin tonë në rrugën evropiane të Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”./albeu.com