Salianji merr pjesë në tubimin e Prishtinës për drejtësi ndaj 4 liderëve të UÇK-së: Nderojmë sot burrat dhe gratë që u ngritën mbi veten për lirinë

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka uruar 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës nga Prishtina, ku mori pjesë edhe në tubimin për mbështetje ndaj katër ish-liderëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Salianji shprehu vlerësimin për sakrificën e burrave dhe grave që kontribuuan për lirinë e Kosovës.

“Gëzuar 18-vjetorin e pavarësisë, Kosovë e shtrenjtë. Sot nderojmë të gjithë ata burra dhe gra që u ngritën mbi veten për lirinë dhe dinjitetin e shqiptarëve të Kosovës”, shkruan ai, duke theksuar se pavarësia “ndriçon përjetësisht” dhe se sakrifica e dashuria për atdheun mbeten virtyte të përjetshme. Në fund të mesazhit, Salianji uron: “Urime Kosovë! Qofsh e bekuar gjithmonë!”


Shtuar 17.02.2026 18:38