Rusia shkel armëpushimin, bombardohet postoblloku i evakuimit pranë Kievit

Një pikë kalimi evakuimi për civilët që përpiqeshin të largoheshin nga rrethi Irpin në perëndim të Kievit u bombardua të dielën në mëngjes.

Mediat ndërkombëtare po filmonin në vendndodhje kur ajo që duket të ketë qenë një predhë artilerie ka rënë.

Në atë kohë një lumë civilësh po kalonte përmes postbllokut.

Organizatat mediatike në skenën e shpërthimit pranë Irpin thonë se të paktën tre civilë janë vrarë, duke përfshirë dy fëmijë.

CNN nuk mund të konfirmojë në mënyrë të pavarur viktimat.


Shtuar 6.03.2022 12:20