Sot është dita e 24 e luftimeve në Ukrainë dhe vendi është përballur me largime masive të qytetarëve ukrainas.
Rusia e papërgatitur për rezistencën e ukrainasve, nuk ka mundur të sulmojë Kievin. Rrugët kryesore i ka të bllokuara, siç raportohen nga Ukraina.
Nga ana tjetër Ukraina pretendon se i ka shkaktuar humbje të mëdha Rusisë, duke pretenduar se i ka vrarë edhe gjeneralin e pestë.
Presidenti amerikan Joe Biden paralajmëroi Kinën që të mos i japë Rusisë pajisje ushtarake, në një telefonatë me presidentin Xi Jinping.
Zelensky thotë se 130 persona janë shpëtuar nga bodrumet e teatrit që u bombardua në Mariupol të mërkurën, por 1,300 të tjerë mbeten ende të bllokuar.