Rusia përdori makina me simbolet e OSBE-së për t’u futur në Ukrainë

Në orët e para të mëngjesit të sotëm nisi sulmi rus ndaj Ukrainës.

Shërbimet kufitare të Ukrainës kanë nxjerrë në pah një prej teknikave që është përdorur në mësymjen ruse drejt territorit ukrainas.

Kjo gjë, sipas raportimit, ka ndodhur në sulmin që është kryer ndaj stacionit kufitar ukrainas në rajonin e Luhansk-ut.

“Armiqtë, pabesisht, kanë përdorur automjete të bardha me logon dhe simbolet e OSBE-së përpara kolonave me tanke”.

Ky është njoftimi zyrtar nga shërbimet kufitare. Qytetet të cilat janë goditur pranë kufirit, janë Krasna, Talivka, Milova dhe Horodysche.

Ndërsa, lufta në këto rajone, vijon mes forcave, ku janë raportuar edhe ushtarë të vrarë.

Kujtojmë se pak orë më parë mbajti fjalën e tij edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy, i cili tha para popullit se ukrainasit do të luftojnë deri në fund e me çdo mjet që kanë./albeu.com/


Shtuar 24.02.2022 10:22