Në paralajmërimin e fundit pas një sërë kërcënimesh për liderët perëndimorë, Rusia ka paralajmëruar Perëndimin të mos ndërmarrë asnjë veprim kundër kundër enklavës ruse të Kaliningradit, sipas skynews.
Enklava – e vendosur midis Polonisë dhe Lituanisë në Detin Baltik ka qenë historikisht pjesë e Polonisë, Prusisë dhe Gjermanisë derisa u pushtua nga Bashkimi Sovjetik në fund të Luftës së Dytë Botërore. Që atëherë ajo ka mbetur nën kontrollin rus.
“Unë shpresoj se Europa nuk do të lejojë asnjë lojë rreth Kaliningradit, pasi kjo do të ishte si të luaje me zjarrin,” tha zëvendësministri i Jashtëm rus Aleksandër Grushko.
Në shkurt, një deputet rus paralajmëroi se Polonia mund të planifikojë të rimarrë Kaliningradin pasi një gjeneral polak tha se forcat ruse po “pushtonin” zonën.