Rusia: Më shumë se 1 mijë ushtarë ukrainas janë dorëzuar në Mariupol

Rusia pretendon se 1026 ushtarë ukrainas kanë dorëzuar armët në qytetin e rrethuar të Mariupolit.

Porti jugor është sulmuar prej javësh dhe besohet se është afër rënies në duart e Rusisë.

Grupi, nga Brigada e 36-të Detare, thuhet se ishte dorëzuar pranë punimeve të hekurit dhe çelikut Ilyich.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes të Ukrainës, Oleksandr Motuzyanyk, ka thënë se nuk ka ende informacion mbi raportet.

Më herët gjatë javës, nënkryetari i bashkisë së Mariupol e etiketoi si “të rremë” një postim në Facebook që i atribuohej të njëjtës brigadë që pretendonte se trupave po mbaronin municionet dhe nuk kishin mbështetje./albeu.com