Rusia konfirmon vrasjen në Mariupol të oficerit të lartë të marinës

Zyrtarët rusë kanë konfirmuar se zëvendëskomandanti i flotës ruse të Detit të Zi, kapiteni i rangut të parë Andrei Paly, vdiq në luftime në Mariupol.

Vdekja e Paly u konfirmua fillimisht nga sekretari i kolegjit detar Nakhimov, Konstantin Tsarenko, në rrjetin social Vkontakte (VK).

Më vonë, një senator rus nga Sevastopol, baza e Flotës së Detit të Zi në Krimenë e aneksuar nga Rusia, tha në një postim në VK se “Sevastopol ka pësuar një humbje të rëndë, të pariparueshme.

Burimet ukrainase kanë raportuar për vdekjen e pesë gjeneralëve rusë në luftimet që shpërthyen me pushtimin e Rusisë më 24 shkurt. Rusia ka konfirmuar zyrtarisht vetëm një nga këto viktima, gjeneralin Andrei Sukhovetsky/albeu.com

 

 


Shtuar 20.03.2022 18:21