Rusia kërcënon anëtarët e NATO-s dhe BE-së për ngërçin e Kaliningradit

Rusia ka paralajmëruar Lituaninë dhe Bashkimin Evropian se mund të marrë “masa të ashpra” ndaj tyre nëse tranziti i disa mallrave drejt dhe nga enklava ruse e Kaliningradit nuk rifillon.

“Nëse situata nuk stabilizohet në ditët në vijim, atëherë Rusia do të marrë masa të ashpra kundër Lituanisë dhe BE-së”, tha në një deklaratë Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme ruse.

“Çështja ka marrë shumë kohë për t’u zgjidhur”, shtoi ajo.

Lituania, e cila është anëtare e NATO-s, ka ndaluar tranzitin e mallrave që i nënshtrohen sanksioneve të BE-së përmes territorit të saj drejt dhe nga enklava baltike./albeu.com